13 C
Struga
Tuesday, May 14, 2024
spot_img

Shaqiri: Është e rëndësishme të diskutohet shpesh me të rinjtë për të rritur ndërgjegjësimin për mirësinë dhe sjelljen tolerante

Vetëm mirësia, respekti i ndërsjellë dhe sjellja tolerante mund të kontribuojnë në ndërtimin e një mjedisi shkollor paqësor dhe harmonik në të cilin ju të rinjtë do t’i përkushtoheni mësimit dhe të konkurroni me njohuritë, në vend që të pranoni prirje që mund të çojnë në prishjen e marrëdhënieve të ndërsjella dhe defokusimin nga thelbi i procesit edukativo-arsimor. Kjo është arsyeja pse diskutimi i shpeshtë është i rëndësishëm si brenda shkollës poashtu edhe brenda familjes për vlerat me të cilat do të bëheni njerëz edhe më të mirë.

Kjo është porosia për të cilën ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri e referoi sot në takimin me nxënësit e Shkollës së Mesme “Niko Nestor” në Strugë, gjatë të cilit u shkëmbyen përvoja dhe ide se si të eliminohen të gjitha format e dhunës së bashkëmoshatarëve.

“Nga Ju dëgjova shumë sugjerime konstruktive dhe ju,në fakt e dini saktësisht se çʻfarë nevojitet për të ruajtur paqen në shkollë. Disa nga këto ide do të përfshihen në protokollet që jemi duke i përgatitur, ndërsa do të shërbejnë për të vepruar në kuadër të shkollave në zbulimin e rasteve të dhunës”, theksoi Shaqiri.

Ai shtoi se tek të gjithë qytetarët është ngritur ndërgjegjësim për pasojat e dhunës, të cilat, siç u shpreh ai, mund të jenë katastrofike, siç ishin në Serbinë fqinje, prandaj të gjithë duhet të përpiqemi që të eliminojmë faktorët e mundshëm që mund të iniciojnë sjellje të dhunshme ndaj individëve apo grupeve të nxënësve.

“Të promovojmë paqe, bashkëjetesë dhe miqësi, në vend të urrejtjes dhe dhunës”. Parandalimi është më i rëndësishmi, por edhe nëse ndodh nga bashkëmoshatarët apo çfarëdo lloj forme e dhunës ndaj të rinjve nga të moshuarit, nuk duhet të heshtet. Prandaj për këtë qëllim kemi hapur adresë elektronike prijavinasilstvo@mon.gov.mk në të cilën çdokush mund të denoncojë ndërsa do të veprohet menjëherë”, theksoi Shaqiri, duke shtuar se dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje në asnjë situatë dhe se paraqet pafuqi, ndërsa mirësia është fuqi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles