14 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Shaqiri: Bashkëpunimi i fuqishëm me organizatat  qytetare është mbështetje e reformave të suksesshme arsimore 

Reformat e orientuara në arsimin cilësor gjithëpërfshirës rezistuese ndaj krizave dhe avancimin e kuadrit mësimor ishin në fokus të 10 takimeve të sotme të grupit punues të sektorit për arsim, punësim dhe politikë sociale, ku morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, zëvendëskryeministri për Çështjet evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shkup, si dhe organizatat qytetare dhe ndërkombëtare. Ministri Shaqiri theksoi se ky grup punues është një nga shembujt më pozitiv të bashkëpunimit ndërmjet organizatave qytetare dhe shtetit, në krijimin dhe zbatimin e politikave për konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse në të tre sektorët të cilat janë të financuara përmes programeve IPA.
Duke iu përqëndruar përpjekjeve të mëdha reformuese të realizuara në periudhën e kaluar, ministri tha se ndërtimi i sistemit arsimor më të mirë është e nevojshme që është në interes të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, si dhe në zhvillimin e shoqërisë në tërësi.
“Në ciklin e arsimit fillor nëntëvjeçar, nga ky vit shkollor realizohet Koncepti i ri për arsimin fillor, e cila mundëson mësim më kreativ dhe interaktiv, si dhe zëvendësimin e të mësuarit faktografik dhe me kuptim. Vazhduam me promovimin dhe forcimin e arsimit të mesëm profesional, i cili është deficitar dhe siguron mundësi më të mira për punësimin e të rinjve. Për përcaktimin e nevojave për profilet profesionale në nivel lokal, në periudhën janar – mars 2022 ishin të organizuara më shumë se 10 vizita në terren me komunat, komunitetin e biznesit dhe shkollat.
“Së bashku me kompanitë po harmonizojmë kuotat e regjistrimit në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2022/2023, sepse barra është në pjesën praktike të mësimdhënies dhe mundësinë që nxënësit të fitojnë njohuri dhe aftësi në kushte reale prodhimi” theksoi Shaqiri, duke shtuar se nga 400 kompani të interesuara, madje 90% kanë shprehur gatishmëri për arsimim dual.
Në kontest të forcimit të arsimit dhe trajnimit profesional, ministri informoi se nga 1 janari 2021 zyrtarisht filluan me punë tri qendrat rajonale për arsim dhe trajnim profesional, në bazë të vendimit të Qeverisë dhe dy prej tyre (Ohër dhe Kumanovë) janë nënshkruar marrëveshjet për rikonstruksionin, ndërsa punimet ndërtimore janë në rrjedhë. Përveç në rritjen e punësueshmërisë së të rinjve, ata do të kenë rol edhe në rikualifikimin apo prekualifikimin e të rriturve.
Për sa i përket arsimit të lartë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes rritjes së buxhetit, fokusohet në sigurimin e resurseve kadrovike për institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet shkencore publike  dhe angazhimin e kuadrove të reja mësimore dhe shkencore.
“Në mënyrë të përbashkët për të gjitha shkallët e arsimit është përshpejtimi i procesit të digjitalizimit, si faktor që e përmirëson elasticitetin e sistemit arsimor dhe forcon fleksibilitetin dhe përshtatshmërinë e tij ndaj trendeve globale, trendeve dhe ndryshimeve. Këtu nuk ka dorëzim. “Kemi për qëllim të digjitalizojmë sa më shumë shërbime arsimore dhe të pajisim sa më shumë shkolla me teknologji bashkëkohore”, tha Shaqiri.
Në takim u prezantuan qëllimet dhe prioritet kryesore  të Ministrisë së Punës dhe Sociale që lidhen me tregun e punës, politikën sociale, deinstitucionalizimin e shërbimeve sociale dhe pensioneve, mbrojtjen e fëmijëve, barazinë gjinore dhe integrimin e romëve.
Grupi Punues i sektorit për Arsim, Punësim dhe mbrojtje Sociale është mekanizëm për konsultim dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve të pushtetit ekzekutiv, organizatave qytetare, komunitetit të donatorëve si dhe palëve të tjera të interesuara. Nëpërmjet tij realizohet pjesëmarrja jashtëzakonisht e rëndësishme e shoqërisë qytetare në disajnimin e politikave kombëtare dhe krijimin e proceseve reformuese të shtetit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles