8 C
Struga
Tuesday, February 20, 2024
spot_img

Seria e iPhone 15 pritet të prezantohet më 13 shtator

Sipas një raporti të ri nga 9to5Mac, Apple do ta prezantojë serinë e saj të iPhone 15 me 13 shtator.

Raporti i ri citon disa burime me njohuri mbi çështjen që pretendojnë se operatorët amerikan të telefonave u kanë kërkuar punëtorëve të tyre që mos të marrin pushim me 13 shtator për shkak të një “prezantimi të madh të një telefoni të mençur”.

Sigurisht, kjo mund të jetë një lansim i cili nuk lidhet me Apple, por periudha kohore e bën të tingëllojë që kjo në fakt lidhet me gjigantin amerikan, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Thashethemet e fundit për iPhone 15 sugjerojnë se do ketë vija kufizuese më të holla dhe një kornizë titani në modelet 15 Pro së bashku me kamerat e reja dhe një modul periskopi në 15 Pro Max.

Modeli i thjeshtë iPhone 15 dhe modeli iPhone 15 Plus pritet të kenë prerje Dynamic Island, por ende nuk ka ProMotion 120 Hz.

iPhone 15 Pro pritet të kushtojë 100 dollarë më shumë se paraardhësi i tij, duke filluar nga 1,099 dollarë, ndërsa 15 Pro Max supozohet se do të kushtojë 200 dollarë dhe mund të fillojë nga 1,299 dollarë. /Telegrafi/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles