9.4 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Serbia iu dha shtetësi serbe me procedurë të shpejtë qytetarëve nga Rusia, shqetësohet BE

Rritja e numrit të rasteve të dhënies së shtetësisë së Republikës së Serbisë me procedurë të shpejtë qytetarëve nga Rusia, ka nxitur shqetësim në Bashkimin Evropian.

– Advertisements –

Në BE këtë e shohin edhe si rrezik në aspektin e sigurisë pasi qytetarët që posedojnë pasaporta të Serbisë mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen.

“Komisioni Evropian është në dijeni për numrin e madh të shtetasve të Rusisë që janë vendosur në Serbi pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Si nga një vend kandidat, nga Serbia pritet që në mënyrë progresive të përshtatet me politikat dhe vendimet e Bashkimit Evropian. Komisioni është duke monitoruar me kujdes situatën dhe duke shkëmbyer informatat me autoritetet e Serbisë lidhur me praninë e shtetasve të Rusisë në Serbi”, ka thënë ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian thotë se do t’i vazhdojë kontaktet me autoritetet e Serbisë lidhur me këtë çështje. Sipas një analize, në shtatë muajt e parë të këtij viti numri i qytetarëve rusë që kanë marrë shtetësi në Serbi, është sa numri gjatë tërë vitit 2022.

Ndërsa, numri i qytetarëve nga Rusia që u pajisën me shtetësi serbe me procedurë të thjeshtëzuar, është më i madh sesa numri i të gjithë shtetasve të huaj së bashku.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles