24 C
Struga
Monday, May 23, 2022
spot_img

Senatori amerikan: Është më urgjent se kurrë anëtarësimi i Kosovës në NATO

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të enjten, ka thënë se është diskutuar për interesin e Kosovës që të antarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian, veçanërisht për urgjencën në mbrojtjen e saj gjatë kohës kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë.

I prezantuar si komisioner për punë të jashtme, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti, Murphy ka shtuar se Uashingtoni do të punojë për të gjetur mënyra se si të bashkëpunojë bashkërisht me Kosovën që ajo të arrijë anëtarësimin në aleancën ushtarake.

“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat tona të përbashkëta, për interesat e Kosovës që të bashkohet në NATO dhe BE, natyrisht tani është më urgjente se kurrë që të sigurojmë se shtetet si Kosova që janë periferi të një Rusie në vënë në kënd, këto shtete të kenë mbrojtje. Do të mundohemi të punojmë në Uashington për të gjetur metoda dhe mënyra të reja se si të punojmë bashkërisht që ta arrijmë këtë”, ka thënë ai.

Murphy ka shtuar se në këtë takim është folur edhe për rëndësinë që të arrihet përparim në dialogun me Serbinë përmes procesit të lehtësuar nga Brukseli.

“Këto bisedime janë të zorshme, por janë të rëndësishme”, ka thënë ai.

Duke treguar se SHBA-ja po investon për sigurinë e Evropës, e veçanërisht për Kosovën si pjesë e Ballkanit, ai është shprehur mirënjohës që Qeveria Kurti ka qenë përkrahëse e madhe nga ky rajon “për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë”.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë adresimit, ka thënë se përveç kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në NATO, është diskutuar edhe rëndësia e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mbrojtje e siguri ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Në takimin tonë të përbashkët kam theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore në Ukrainë. E riktheksojmë solidaritetin për popullin e Ukrainës, lidershipin politik të tij dhe qëndrueshmërinë dhe luftën çlirimtare që po bëjnë. Në këtë kontekst Kosova e ka mbajtur anën e njëjtë me SHBA-në, shtetet anëtare të NATO-s dhe Bashkimin Evropian”, ka shtuar ai.

Murphy është pjesë e një delegacioni prej tre senatorësh amerikanë, që po viziton Kosovën. Ai së bashku me senatorët Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen para vizitës në Kosovë, kanë qëndruar në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles