17 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

S’do të ketë rikonstruktim të Qeverisë, thotë LSDM

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kanë mohuar se do të ketë rikonstruktim të Qeverisë, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se i vetmi ndryshim që do të pësojë përbërja e ekzekutivit është emërimi i ministrit të ri të Vetëqeverisjes Lokale, pas dorëheqjes së Goran Milevskit nga ky funksion. “As kryesia e partisë dhe as autoritetet më të larta partiake deri më tani nuk kanë diskutuar fare për rikonstruktimin e Qeverisë. Ndryshimi i vetëm që do të pasojë në përbërjen e Qeverisë është ministri i ri i Vetëqeverisjes Lokale, i cili duhet të zëvendësojë Goran Milevskin, që dha dorëheqje nga ky post”, thonë nga LSDM.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles