4.8 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Rusia mund të sulmojë Ukrainën këto ditë? 

Sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës mund të nisë në mënyrë të befasishme këto ditë, njëherësh me nisjen e stërvitjeve të përbashkëta me trupat bjelloruse. E përditshmja britanike ‘The Sun’ shkruan se paralajmërimin e japin disa komandantë të NATO-s, të cilët thonë se rusët mund të shfrytëzojnë nisjen e manovrave të përbashkëta me trupat bjelloruse për të nisur një sulm të ashpër.

Qeveria britanike thotë se në territorin bjellorus ndodhen të stacionuara mijë trupa ruse, të cilat falë afërsisë mund të mbërrijnë në Kiev brenda pak orësh. Një hartë e përpiluar nga ‘The Sun’ tregon se sulmi mund të nisë njëherësh nga 3 anë, atë veriore nga Bjellorusia, nga Lindja përmes kufirit rus ku janë stacionuar mbi 100 mijë ushtarë dhe nga jugu nëpërmjet Krimesë së aneksuar në 2014-ën.

Në Londër, po shtohen zërat që kërkojnë që si pjesë e paketës së sanksioneve kundër Moskës të jetë edhe sekuestrimi i pasurive miliarda Dollarëshe të oligarkëve rusë në Britaninë e Madhe dhe heqja e privilegjeve për ta në marrjen e vizës britanike.

Frika e një sulmi rus ka detyruar autoritetet në Kiev të mobilizojnë edhe rezervistët. Qindra qytetarë u janë bashkuar stërvitjeve, të drejtuara nga ushtarakë dhe veteranë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë njohës të mirë të taktikave ushtarake ruse. Stërvitjeve u janë bashkuar edhe ish-luftëtarë që kanë marrë pjesë në konflikte kundër ushtrisë ruse në zona të tjera si Gjeorgjia.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles