18 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Rusia kërcënon Britaninë, për furnizimin e Ukrainës me raketa me uranium

“Një luftë deri në ukrainasin e fundit mund të shndërrohet në një luftë deri në europianin e fundit.”

Është ky reagimi i Moskës, lidhur me lajmin se Britania e Madhe do të furnizojë Kievin me predha antitank me uranium.

Kreu i Dumës ruse, Viaçesllav Volodin paralajmëroi se një vendim i tillë do të çonte drejt një tragjedie të shkallës globale që do të godiste kryesisht shtetet europiane.

Lidhur më çështjen reagoi më vonë edhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, i cili gjithashtu paralajmëroi për përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

“Ky është një hap drejt përshkallëzimit të mëtejshëm, drejt rritjes serioze të tensioneve. Pati deklarata të disa përfaqësuesve perëndimorë, në të cilat thanë se nuk ka asgjë për të patur frikë, se predhat me uranium të varfëruar nuk janë të ndaluara, që ata nuk po shkelin asnjë konventë.

Dhjetëra mijëra civilë dhe ushtarë të NATO-s që përdorën predhën me uranium të varfëruar u prekën. Pati një shpërthim në sëmundjet e rrezikshme dhe ato onkologjike. Toka u helmua për dekada”, tha Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles