12 C
Struga
Wednesday, April 17, 2024
spot_img

Rusia bombardon xhaminë në Ukrainë ku po strehoheshin më shumë se 80 njerëz 

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, ku më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, janë strehuar, thotë Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka refuzuar të lejojë njerëzit të dalin nga Mariupoli i rrethuar dhe ky refuzim ka lënë me mijëra njerëz të bllokuar.

Rusia fajëson Ukrainën për dështimin e evakuimit.

Ministria e Jashtme e Ukrainës shkruan në Twitter se xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm në Mariupol është “granatuar nga pushtuesit rusë”.

“Më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë janë fshehur në xhami nga bombardimet, duke përfshirë shtetas të Turqisë”.

Megjithatë, ende s’ka detaje nëse ka persona të vrarë apo të plagosur.

Moska ka mohuar se ka shënjestruar zonat civile.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles