22 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Rusët bombardojnë zonën e banuar në Kiev, kryebashkiaku: Një i vdekur dhe 19 të plagosur 

Forcat ruse kanë vijuar me sulmet te civilët. Një person ka vdekur pas bombardimeve në një zonë të banuar të Kievit, tha kryebashkiaku.

Vitali Klitschko në një postim në rrjetet sociale, ka shpërndarë një vide nga zona e bombardur.

“Armiku vazhdon të sulmojë kryeqytetin”, shkruan ai. “Në mëngjes, një zonë banimi në rrethin Podolsk u granatua. “Një person ka vdekur, 19 janë lënduar, mes të cilëve katër fëmijë.

Gjashtë shtëpi, kopshte dhe një shkollë janë dëmtuar. Ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vend”, shtoi kryebashkiaku.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles