11 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

RRUGËTIM MES VLERASH, TË DIJES DHE SUKSESIT NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBËTAR TË STRUGËS

RRUGËTIM MES VLERASH, TË DIJES DHE SUKSESIT NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBËTAR TË STRUGËS

Të jesh sot student në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, nuk është vetëm mundësi për të vazhduar studime të larta universitare, por është një privilegj që prindërit tanë nuk e kanë pasur, aq më tepër në një universitet që flet shqip. Këtë privilegj të studimeve në gjuhën shqipe, ne si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, padyshim që ja detyrojmë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë (UNS) dhe atyre që e ideuan, aplikuan dhe e zhvilluan atë.
Kush nga ne studentë, dhe kush si ne që ka studiuar në të më herët, ka parë ti zhvillohen dhe realizohen ëndrrat e veta profesionale dhe personale, pasi është bërë një ekonomist, jurist, kriminalist, informaticient, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe pedagog, pra i është dhënë mundësia që të mund të trasmetojë dijet tek brezat që vijnë. Zhvillimi i karrierës dhe profesionalizmit në këtë universitet është gjithmonë i mundur, është një dritare që i çelet kujtdo që ka aftësinë, vullnetin dhe seriozitetin e duhur për të krijuar të ardhmen e tij mbështetur në dijet e marra pranë këtij institucioni të arsimit të lartë.
Por, si lindi UNS?
Universiteti Ndërkombëtarë në Strugë themelimin e tij e ka prej në vitin 2005, ku fillimisht filloi aktivitetin e tij me emërimin “Euro College” ndërsa gjatë vitit 2008 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut u bë akreditimi për dy institute të reja, Instituti për Europianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik që sollën edhe nevojën dhe ishin arsyeja themelore për ndryshimin e emrit në “Universiteti Ndërkombëtar në Strugë”.
UNS-ja tashmë në vitin 2022 duke përmbushur përplot 17 vite histori suksesi në vlera akademike, përgaditje profesionale dhe dije të lartë, është edhe faktori apo ndryshe thënë gurthemeluesi kryesor i ruajtjes së gjuhës shqipe në vendin e bukur të Strugës. Ky Universitet Privat është i pari në Ballkan që u pranua si anëtare e plotëfuqishme e Asociacionit Evropian të Universiteteve-EUA. Pranimi i një universiteti në EUA është një ndër mirënjohjet më të mëdha që mund të fitohen dhe që vërtetojnë angazhimin e madh profesional dhe akademik të UNS-së në zhvillimin e arsimit të lartë jo vetëm në Maqedoni, por vërtetuar kjo edhe në shumë vende të tjera dhe rrethana akoma më të gjëra!
Çfarë vlere reale përmban UNS?
Si studente aktuale e studimeve Bachelor pranë UNS-së, kësaj pyetje natyrshëm do ti përgjigjesha se UNS është një ndërthurje e paqtë e vlerave njerëzore dhe diturisë shkencore, dhe për më tepër dituria zhvillohet gjithnjë e më shumë si një vlerë ndër vete që askush nuk ta mohon, por përkundrazi, me punë e përkushtim, ta shton.
Universiteti Ndërkombëtarë në Strugë, ndër vlerat e tij të shumta, posedon; literaturën më të mirë bashkëkohore; profesorë me grada shkencore dhe tituj akademikë; staf të përkushtuar dhe profesional; akses e lehtësi për ndjekjen e studimeve për të gjithë studentët; metoda bashkëkohore të mësimdhënies. Unë dhe studentë të tjerë në UNS jemi padyshim dëshmitarët më të mirë të ndjekjes së leksioneve dhe seminareve të shumta në Universitete të ndryshme brenda dhe jashtë Maqedonisë, prandaj ndjejmë krenari e themi se UNS përcjell diturinë në formën e bashkëbisedimit, bashkëkomunikimit, duke dhënë të drejtën e shprehjes së lirë, vlerësimit dhe vetëvlerësimit, praktikave të bashkëpunimit dhe komunikimit. Janë profesorët tanë ata të cilët në fytyra shfaqin kënaqësi kur prekin kuriozitetet e studentëve dhe nga këtu studnetët nuk ngurrojnë të pyesin.
Vlerat e një universiteti marrin jetë kur qëllimi i tij i parë dhe i funti është mirëqenia e studentëve, njerëzit e formuar personalisht dhe profesionalisht, anëtarët e ardhshëm të shoqërisë sonë, studentët që do të nxjerrë dhe ato që ka nxjerrë, që në rastin konkret nga auditorët e UNS kanë dalë studentë të shkëlqyer që sot punojnë në poste të larta në vend, ose edhe jashtë vendit, pra në vendet e tyre të lindjes, ose në vende akoma më të zhvilluara si psh SHBA, Britania e Madhe, Kanada, Zvicër, etj.

Pse UNS ofron mundësinë e një të ardhmeje të suksesshme?
Kur një universitet vë në dispozicion të dijes dhe të studentit gjithë qenien e tij, strukturën bashkëkohore, bibliotekën non stop, falas dhe me qasje në literatura të pafundme të autorëve vendas e të huaj, laboratorët informatik, palestrën, stafin administrativ gjithmonë të gatshëm, profesorë të shkëlqyer, çdo aktivitet kulturor, historik e studentor, bursa të një pas njëshme të bazuara mbi meritokraci apo edhe gjendjes sociale e ekonomike, por dhe të autorëve Universitar, përkrahjen morale dhe nxitjen për të ecur para, këshilla, korrigjime dhe ndjekje të çdo hapi të rrugëtimit studentor, atëherë mund të themi me bindje se është një universitet që ecën me hapin e kohës.
Një universitet i tillë jo vetëm që të zhvillon në formën më të mirë profesionale dhe akademike, por pa asnjë lloj diskutimi të ofron edhe një të ardhme të suksesshme, mjafton që të dish të vësh në funksion, të përvetësosh dhe të integroshtë gjithë këto vlera, mundësi dhe burime të ofruara nga universiteti, në këtë rast mund të themi me plot krenari që një universitet i tillë në Maqedoninë e beriut është dhe ngelet Universiteti Ndërkombëtarë i Strugës.
Shembujt flasin më tepër se fjalët, dhe padyshim ndër shembujt e shumtë që mund të përmendim nga studentët që kanë prekur me dorë suksesin, mund të përmendim rastin e ish-studentit të UNS, Igers Vangjeli, i cili pas studimeve në Fakultetin Juridik, aplikoi me sukses dijet e marra në UNS dhe vazhdoi rrugën e suksesit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës si avokat në një kompani të famshme ligjore amerikane, me shtrirje dhe në Mbretërinë e Bashkuar të së Drejtës Familjare.
Raste të ngjajshme kemi plot, duke filluar nga ish studentët Borana Qytyku, Narelda Hadaj, Alban Gusho, Thimjon Bullari, Fatlind Toska, Klevis Koçi, Redona Ruçi, dhe deri tek shumë të tjerë, të cilët kanë zhvilluar karriera të sukseshme profesionale dhe për të cilët është padyshim kënaqësi të flasësh e krenohesh, por edhe kur i takon, bashkëbisedon dhe dëgjon zërin e tyre kur flasin e tregojnë mbi eksperiencën e veçantë dhe rrugëtimin e tyre të bukur në Universitetin Ndërkombëtarë të Strugës.
Ndihemi të lirë, të dijshëm, të vlerësuar dhe të motivuar për të qenë pjesë e një të ardhmeje të bazuar në dije e vlera, ndihemi falënderuar, ndihemi studentë dhe mbi të gjitha ndihemi Universiteti Ndërkombëtar i Strugës.
Kryetare e Unionit Studentor pranë UNS
Zimrisha Kupa
(Zimrisha Kupa – studente e Fakultetit Juridik në drejtimin Jurisprudencë, në vitin e tretë Bachelor, njëkohësisht Presidente e Unionit Studentor pranë UNS, si dhe drejtuese e revistës studentore “International Student”)

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles