9.7 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Rruga Tetovë – Prizren: Kurti dërgon ministrin Aliu tek Ali Ahmeti!

Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, sic u tha, me kërkesë zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Ministrin për Transport të Kosovës, Liburn Aliun, njofton KlanM.

Ahmeti tha se është biseduar për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shtuar se në interesin e dy vendeve është që përmes bisedimeve zyrtare të nxitet bashkëpunimi ekonomik dhe bashkëpunimet tjera.

“Një vëmendje e veçant iu kushtua edhe Rrugës Prizren-Tetovë me lëvërdi të jashtëzakonshme ekonomike për të dyja nga vendet tona sepse rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi zhvillon ekonomi të përparuar dhe besoj që ekipet Qeveritare të meren aktivisht me këtë çështje që projektimi të përfundoj sa më shpejtë të jetë e mundshme” – tha Ali Ahmeti.

Ministri i Transportit në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, sic njofton KlanM, konfirmoi se takimi me Ali Ahmetin është realizuar me kërkesë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sic tha, për bashkëpunimin dhe hapat e mëtejshëm për realizimin e rrugës që lidh Tetovën me Prizrenin.

Kjo rrugë ka tashmë studimin e fizibilitetit e cila është realizuar nga Maqedonia e Veriut, jemi në fazën e marrëveshjes financiare për të realizuar dizajnin e tunelit të përbashkët dhe pastaj të kalojmë në fazën e realizimit të plotë të këtij projekti. Dua të përkujtoj se kjo rrugë përvec se lidh Tetovën dhe Prizrenin lidh edhe pjesën e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” në pjesën e Kosovës dhe RMV-së” – deklaroi Liburn Aliu.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles