8.7 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Rritje e ndjeshme e rasteve ditore me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131.

Në total numri i rasteve aktive është 1.251.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës.

Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles