10 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Rritet numri i rasteve të reja në Maqedoni, KSI sot vendos për masat e reja

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse (KSI) sot do të mbajë mbledhje ku do të dëgjohen propozimet dhe pikëpamjet pas analizave të fundit të gjendjes me coronavirusin në vend.

“Gjendja epidemiologjike në Maqedoni ka rritje të të diagnostifikuarve me coronavirus duke nisur nga periudha e dy javëve. Analizat tregojnë se përqindja e rasteve të reja javën e kaluar krahasuar me javën paraprake është rritur për 25%”, tha Filipçe.

Sipas tij nuk ka nevojë për masa të reja dhe duhet të respektohen vetëm masat aktuale dhe të rritet përqindja e vaksinimit.

“Me anëtarët e KSI-së jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe në periudhën kur situata ishte e qetë. Krahas këmbimit të informacioneve, ashtu edhe evoluoi nevoja për mbledhje. Të premten do të ketë mbledhje, ndërsa sa i përket masave, do t’i dëgjojmë propozimet dhe pikëpamjet. Unë mendoj se duhet të vazhdojnë masat dhe të rritet përqindja e vaksinimit. Sot dërguam letër te mjekët amë që t’u bëjnë thirrje pacientëve të pavakssinuar të vaksinohen”, tha Filipçe.

Ai shtoi se kriter kryesor për vendosjen e masave të reja do të jetë edhe rreziku nga kapacitet spitalore.

“Përfshirja e vaksinimit është kyçe. Edhe respektimi i masave dhe protokolleve janë opsion për dalje nga kriza”, tha Filipçe.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles