11.1 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Ronaldo pranë historisë edhe në Arabi

Portugezi shënon dhe kualifikohet, Al Nassr në finalen e Champions League

Ndikimi i Cristiano Ronaldos te Al-Nassr vazhdon të rritet, pasi klubi arab ku luan portugezi ka siguruar finalen e Champions League arabe, duke shënuar një moment historik për ta.

Për herë të parë, Al Nassr garantoi finalen e turneut, e kjo falë edhe cilësive të portugezit, për të mposhtur 1-0 irakianët e Al Shorten. Ronaldo shndërroi në gol një penallti të fituar nga Sadio Mane dhe të përcaktuar nga sistemi VAR, për të vulosur edhe fatet e këtij 90 minutëshi.

38-vjeçari goditi fort nga 11 metërshi, për të dërguar topin në njërin krah dhe portierin në tjetrin. Ronaldo ishte vendimtar për të siguruar fitoren jetike skuadrës së Al Nassr, pjesë e së cilës janë edhe lojtarë si Sadio Mane, Marcelo Brozovic, Talisca dhe Alex Telles.

Goli i katërt radhazi për Ronaldon, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit. Në total, portugezi ka shënuar 18 gola në 24 sfida. Në finalen e Champions League arabe, Al Nassr do sfidojë skuadrën e Arabisë Saudite, Al Hilal.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles