8.5 C
Struga
Sunday, October 24, 2021
spot_img

RMV/ Dozën e tretë e kanë pranuar 782 qytetarë

Dje dhe gjatë të premten janë aplikuar gjithsej 4.418 doza të vaksinës, prej të cilat 1.132 janë aplikuar si dozë e parë, kurse 3.129 janë rivaksinime.

Prej tyre, 157 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë.

Siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë datën 9 tetor gjithsej janë vaksinuar 795.186 qytetarë, të rivaksinuar janë 748.563, kurse dozën e tretë e kanë pranuar 782 qytetarë.

“53% e qytetarëve të moshës mbi 40-vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% prej popullsisë prej 18 deri 39 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës. Përfshirja e vaksinimit me dozë të parë te të rinjtë është 47% , kurse me dy doza janë përfshirë 45% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e gjithë popullsisë në shtetin tonë është e vaksinuar, kurse 35% e popullsisë në shtet ka pranuar dy doza të vaksinës”, njoftojnë nga MSh-ja.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles