14 C
Struga
Wednesday, March 27, 2024
spot_img

RMV, 7.131 raste aktive me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 568 raste të reja me çka numri i rasteve aktive në Maqedoni arriti në 7,131. Vaksinimi me një dozë të vaksinës te popullata mbi 18 vjet është 57 për qind, ndërsa me dy doza të vaksinës janë përfshirë 46% e qytetarëve.

Deri tani në Maqedoni janë bërë 1.393.963 testime për coronavirus.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, më së shumti raste aktive ka në Shkup 3.467, Kumanovë 442, Veles 337, Prilep 327, dhe Manastir 311.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 293 pacientë të shëruar dhe 12 të tjerë humbën jetën.

Ndryshe, në dy ditët e fundit janë aplikuar 9.009 doza të vaksinave, prej të cilave 1.873 janë me dozë të parë, 1.580 janë rivaksinuar dhe 5.536 kanë pranuar dozë të tretë. Deri dje janë vaksinuar gjithsej 806.781 persona, ndërsa rivaksinim kanë bërë 777.655, ndërsa me dozë të tretë janë vaksinuar gjithsej 36.424 persona.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles