14 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

RMV/ 126 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.152 testime janë regjistruar gjithsej 126 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 55 janë në Shkup, Manastir 23, Veles 9, Kavadar 6, Prilep 5, Gostivar 4, Ohër, Strumicë dhe Gjevgjeli 3, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Koçani dhe Resnjë 2 dhe nga 1 në Strugë, Radovish, Dellçevë dhe Probishtip.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 152 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 308.516 raste, ndërsa prej tyre 298.251 janë shëruar dhe 9.261 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 1.004 raste aktive me coronavirus.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles