5 C
Struga
Sunday, April 21, 2024
spot_img

Rikthehen kufizimet në Evropë, qytetarëve u kërkohet certifikatë vaksinimi

Greqia vendosi masa më të forta për personat e pa vaksinuar, teksa vendi regjistron një rritje të infektimeve nga coronavirusi. Personat e pa vaksinuar janë të detyruar të tregojnë një test negativ për të hyrë në ambiente të mbyllura, apo kafene dhe restorante.

Ndërkohë, Sllovenia urdhëroi një regjim më të rreptë kujdesi për të gjitha aktivitetet, përfshirë punën në distancë ku është e mundur, por edhe rroga më të larta për infermierët.

Edhe Islanda përforcoi masat anti-COVID, duke kufizuar grumbullimet dhe bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës. 89% e popullsisë mbi 12 vjeç rezulton tërësisht e vaksinuar, por vendi ka regjistruar 179 raste të reja në 24 orët e fundit, një rekord që nga nisja e pandemisë.

Ndërkohë në Austri, vaksinimet po kryhen me shpejtësi pasi kufizime të reja do të hyjnë në fuqi të hënën.
Vetëm certifikata e vaksinimit ose e shërimit nga COVID do të lejojë hyrjen në vende publike dhe evente me mbi 25 persona.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles