11 C
Struga
Saturday, November 27, 2021
spot_img

Rexhepi: Vendimi ishte me vetë-dëshirë, pa shantazhe dhe pa kushtëzime

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi doli para opinionit publik. Tha se vendimi i tij për të mos marr pjesë në seancën për rrëzimin e Qeverisë ishte vendim personal dhe nuk ishte shantazhuar apo kushtëzuar. Ai tha se nismën për rrëzimin e qeverisë e kishte firmosur për shkak të dorëheqjes së paralajmëruar të Zaevit dhe kur ende nuk dihej fati i Komunës së Zhelinës. Të enjten, Rexhepi tha se ishte kërcënuar me jetë, por nuk dha emra.

“U strehova që të mbroj veten dhe familjen, duke e ditur se cili do të ishte presioni ndaj mua nëse do të isha fizikisht prezent në sallë. Rezultati në fund do të ishte i njëjtë, por unë në fund do të isha i ekspozuar në sulme të paktën verbale”, tha Kastriot Rexhepi, Deputet i Lëvizjes Besa.

Rexhepi kërkon nga partia e tij ta dëgjojnë për argumentet që posedon. Ai vlerëson se Besa u ngut me vendimin për t’u rreshtuar me forcat anti-Evropiane, duke shtuar se do të ishte e logjikshme të pritej 14 dhjetori, kur Maqedonia e Veriut do të merr përgjigje për marrjen ose jo të datës për negociata.

“Do të ishte korrekte që të ulemi. Unë dua që njëherë të sqarohen punët në forumet e partisë, për t’i informuar ata edhe për atë që e kishin në atë ditë, kujdesin ndaj mua dhe t’i falënderoj dhe informoj për kujdesin ndaj mua. Ju e dini se bashke partiakët e mi kanë marr pjesë pas zgjedhjeve në mbledhjet e shumicës aktuale dhe kanë dhënë deklaratë se shumica vazhdon”, deklaroi Kastriot Rexhepi, Deputet i Lëvizjes Besa.
Veten e llogarit si deputet të Besës. Nuk planifikon t’i bashkohet BDI-së ose ndonjë subjekti tjetër parlamentar.

“Nuk mundem të kaloj tek BDI-ja derisa jam deputet i Lëvizjes Besa”, u shpreh Kastriot Rexhepi, Deputet i Lëvizjes Besa.

Të enjten e shkuar kur po pritej mocioni i votëbesimit të Qeverisë, Rexhepi nuk u paraqit në Kuvend. Veprimi i tij pamundësoi rrëzimin e Qeverisë edhe pse VMRO-DPMNE-ja, ASH-AAA, Besa dhe E Majta kishin grumbulluar 61 nënshkrime. Veprimi i tij bëri kryesin e Lëvizjes Besa ta largojë Rexhepin nga partia, ndërsa kreu i Besës, Bilall Kasami ditën kur u zhduk Rexhepi e denoncoi atë në polici si të zhdukur dhe të kidnapuar.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles