9.7 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Rekord infektimesh me COVID-19 në Gjermani

Gjermania regjistroi një numër rekord të infektimeve me koronavirus, teksa vendi shënoi dy vjet që nga zbulimi i rastit të parë të COVID-19.

Agjencia e kontrollit të sëmundjeve të institutit “Robert Koch” (RKI) në Berlin raportoi një rekord prej 203 mijë e 136 infeksionesh të reja me COVID-19 në 24 orë.

Gjermania filloi vaksinimet në fund të dhjetorit të vitit 2020.

Më shumë se tri të katërtat e popullsisë morën të paktën një dozë të vaksinës, pak më pak morën dy doza dhe më shumë se gjysma mori një përforcues.

Varianti shumë ngjitës i Omicron, i cili zakonisht çon në një rast më të lehtë të sëmundjes, ka bërë që numri i infeksioneve të shpërthejë javët e fundit. Kjo ka çuar në mungesë të stafit në sektorin mjekësor.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles