14 C
Struga
Wednesday, March 27, 2024
spot_img

Ramazani, mjekët dhe teologët sqarojnë se si duhet të agjërojmë drejt dhe kush është i përjashtuar nga agjërimi

Besimtarët myslimanë sot kanë nisur agjërimin në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Efektet pozitive të agjërimit i ka studiuar edhe shkenca, shkruan Alsat.

Megjithatë mjekja Ankica Stanoevska, specialiste e mjekësisë familjarë, thotë se pavarësisht përfitimeve të shumta nga mos konsumimi i ushqimit, vaktet e yndyrshme gjatë iftarit mund të përkeqësojnë shëndetin e agjëruesit.

Mjekja Stanoevska trajton më gjerësisht këtë çështje në emisionin “Pasqyra e Shëndetit” që transmetohet të dielën në 16:35.

“Agjërimi është i shëndetshëm, megjithatë ajo që ndodh tek pacientët tanë dhe gabimet bazike është se pas një agjërimi pacientët konsumojnë vakte të rënda, sepse për një kohë të gjatë kanë pasur uri. Megjithatë konsumimi i një vakti të rëndë dhe të yndyrshëm ,tek pacientët mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, si sulme në pankreas dhe tëmth, veçanërisht tek pacientët që kanë gur në tëmth. Kur agjërojnë ushqimi duhet të konsumohet në sasi më të vogla dhe me më pak kalori”, tha Ankica Stanoevska – Mjeke.

Sipas rregullave fetare Islame, disa kategori të besimtarëve si të miturit, të moshuarit, të sëmurët, dhe gratë shtatzëna përjashtohen nga agjërimi. Gratë gjatë ciklit menstrual dhe ata që udhëtojnë përjashtohen përkohësisht. Teologu Nuhi Ganiu, thotë se agjërimi përveç ndikimit pozitiv në aspektin shëndetësore, ndikon në gjendjen shpirtërore.

“Ky është një institucion, një akademi edukative që e edukon besimtarin. Ata të cilët janë të sëmurë dhe të cilët udhëtojnë, le ta kompensojnë me ditë të tjera jashtë agjërimit. Ndërsa të sëmurët të cilët nuk kanë shpresë dhe e kanë të ndaluar nga rekomandimet e mjekëve që të agjërojnë, ata e kompensojnë çdo ditë me një ushqim për të varfëritë”, u shpreh Nuhi Ganiu- Teolog.

Myslimanët u urdhëruan që të agjërojnë gjatë Ramazanit më shumë se 1400 vjet më parë, grekët e lashtë e rekomandonin agjërimin për të shëruar trupin dhe sot disa shkencëtarë bëjnë thirrje për agjërim të modifikuar për përfitime fizike dhe mendore.

Muaji i Ramazanit këtë vit nisi më 2 Prill ditën e shtunë dhe do të përfundojë në 1 maj ditën e diel.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles