17.4 C
Struga
Sunday, May 19, 2024
spot_img

Rama për “Kathimerini”: Shqiptarë e grekë mund t’i zgjidhin çështjet pa gjuhë tjetër të huaj

“Ideja e marrë se Himara është një arenë ku duhet të ndeshemi sesa grekë jemi apo sa shqiptarë jemi, nuk është e shëndetshme”. Mbi këtë deklarim, i pyetur posaçërisht nëse do të pranonte Tony Blair për një ndërmjetësim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri shqiptar Edi Rama zbardhi në një intervistë ndëraktive me gazetarin e “Kathimerini” qendrimin e Shqipërisë dhe atë ligjor të mandatit të tij, pas ngjarjeve me emrin Beleri dhe takimit rajonalo- europian në Athinë.

“Nuk mendoj se na duhet një tjetër gjuhë në mes. Unë flas shqip, ai flet greqisht. Ai (Qirjakosi) flet anglisht më mirë se unë, por unë flas anglisht mirë mjaftueshëm, kështu që nuk na duhet një anglishtfolës që nuk di as shqip, as greqisht, për të bërë bashkë një grek dhe një shqiptar, sepse, pastaj, kam frikë se problemin do e ketë Tony, jo ne”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar ka përjashtuar po ashtu të gjitha hamendësimet e medias dhe një pjese të politikës greke në lidhje me çështjen Beleri përfshirë edhe komplikimet e pronës duke kërkuar kuptimin e saj brenda legjislacionit shqiptar.

Mbështetur në atë që dimë, ai u kap në flagrancë, pra u kap në veprim e sipër të blerjes së votave, sigurisht me rrjetin e tij të blerjes së votës…, askund në legjislacionin shqiptar nuk ekziston kompetenca e qeverisë ose e kryeministrit të nxjerrë leje për një të ndaluar në paraburgim – në paraburgim (e theksoj) – që të dalë nga burgu. Nuk ka diçka të tillë që dikush të marrë leje për të bërë betimin, ndërkohë që është në paraburgim për një krim në flagrancë dhe gjykata e ka refuzuar tashmë”, theksoi Rama.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka qartësuar ecurinë e marrëveshjes së detit duke ndarë hamendësimin se Shqipëria duhet të zgjedhë mes Greqisë dhe Turqisë.

Jemi marrë vesh në parim për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare. Presidenti duhet të japë një autorizim të ri për grupin negociator që të fillojë punë dhe, pastaj, duhet të përgatisim diçka të quajtur marrëveshje e përbashkët“, tha ai.

Kryeministri shqiptar ka lënë të hapur ftesën dhe pritmërinë që kryeminsitri grek të jetë në Tiranë në tetor për takimin e Berlinit që do të mbahet për herë të parë jashtë BE.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles