12.7 C
Struga
Thursday, May 16, 2024
spot_img

Rama: Nuk besoj se do jemi pjesë e BE-së në 2030-n, duam më shumë financime nga Evropa

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk beson se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, ndërsa kërkoi më shumë financime nga Evropa dhe hapje të tregut të saj për kompanitë shqiptare.

Duke folur në forumin Strategjik të Bledit që mbahet në Slloveni, Rama theksoi se Bashkimi Evropian duhet të fokusohet në drejtim të shteteve të Ballkanit Perëndimor për të financuar në projekte konkrete siç po bëjnë amerikanët dhe kinezët në infrastrukturën e këtyre vendeve.

Nëse ajo çfarë tha Charles, do të materializohej për sa i përket disa hapave progresivë jo se unë besoj se ne do të jemi në BE në 2030 me thënë të drejtën.

Por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë sepse teksa ne po flasim për konvergjencën për BE-në, të gjithë duhet ta kuptojnë se boshllëku i kontributeve për frymë i Bashkimit Evropian drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është si diçka prej 130 euro prej 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4 mijë euro për 2 prej nesh këtu.

Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë duke konsideruar që kjo nuk do të jetë asgjë ose të gjitha. Të gjitha këto vende që hyjnë në rrugën drejt BE-së deri në momentin që bëhen anëtare duhet të jenë këto gjëra në mes të procesit, jo thjesht parime, vlera dhe mësime të nxjerra që janë të nevojshme.

Jo thjesht vetëm reforma dhe kritika që janë të nevojshme por edhe mbështetje sa më konsistente. Nuk po them që nga pikëpamja financiare por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tona në tregun e përbashkët dhe të hapësirave më të mëdha edhe për ndërmarrjet tona, sepse ajo që po ndodh për të gjitha këto vite në këto vende është se nga njëra sa i përket Procesin e Berlinit ku flasim për infrastrukturën, projektet dhe se si t’i financonim ato. Merreni me mend kush po e financon infrastrukturën; amerikanët, kinezët, arabët të cilët nuk kanë Acqui-në për të përmbushur në momentin që vijnë por kjo duhet marrë parasysh dhe pika e fundit është që gjithmonë kam menduar që të punosh falas përkundër Perëndimit, Enver Hoxha na bëri më proamerikanë dhe proevropianë se kushdo tjetër, por na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi pakushtmërisht proamerikanë dhe properindimorë. Pra, kemi 20 vite eurooptimizëm dhe shpresojmë që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin tuaj Charles”, u shpreh Rama.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles