16 C
Struga
Sunday, May 12, 2024
spot_img

Rama i jep medaljen e Mirënjohjes Publike Fatos Nanos: Lider historik i PS, po kalon orë të vështira

Kryeministri Edi Rama ka akorduar medaljen e “Kordonit të Madh me Yll të Mirënjohjes Publike” ish-kryeministrit Fatos Nano, me motivacionin “Për kontributin posaçërisht të shquar në ndërtimin e shtetit kushtetues e demokratik në Shqipëri, frymën liberale në udhëheqje dhe tolerancën shembullore në momente tejet të vështira të jetës politike kombëtare, po edhe personale, rolin vendimtar në përpjekjen shoqërore për të ardhmen e vendit”.

Ish-kryeministri Nano ndodhet prej një jave i shtruar në një spital privat në Kryeqytet pasi shfaqi probleme me rrugët respiratorë.

Rama bën me dije se lideri historik i Partisë Socialiste po përballet me orë të vështira të luftës me jetën.

LUTEM PËR FATOS NANON

Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles