11 C
Struga
Wednesday, April 17, 2024
spot_img

Raketa ruse godet një spital në Ukrainë: Raportime për të vdekur dhe të plagosur

Tragjedi në Ukrainë. Burimet nga fronti fajësojnë ushtrinë ruse pasi sipas tyre goditi me një raketë një spital në rrethin Kupyansk në rajonin e Kharkiv.

‘Ka të vdekur dhe të plagosur’, tha kreu i pushtetit lokal Oleg Sinegubov. Sipas informacioneve të para, një anesteziolog ka mbetur i vrarë dhe një infermiere është plagosur.

“Ndërtesa u shkatërrua pothuajse tërësisht nga kati i 1 deri në të 4. Ekipet e shpëtimit dhe policia ndodhen në vendin e aksidentit. Sulmi ndaj institucioneve mjekësore tregon mizorinë e tepruar të rusëve”, tha Sinegubov.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles