10 C
Struga
Monday, February 26, 2024
spot_img

QMK: Janë shuar 32 nga 34 zjarret e djeshme

Nga gjithsej 34 zjarre në hapësirë të hapur, dy janë ende aktive, por me intensitet të reduktuar, informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Bëhet fjalë për zjarret në Komunën Prilep afër fshatit Topolçan, ku digjet bimësi e ulët dhe në Komunën e Gjevgjelisë afër fshatit Selemli, ku digjet një pyll i përzier.

Siç shtojnë nga QMK-ja, janë shuar zjarret edhe në 21 komunat e tjera, duke përfshirë:

  • Komuna e Studeniçanit 2 – f. Cvetovë (ku digjej bimësi e ulët) dhe afër fshatit Studeniçan (bimësi e ulët dhe pyll);
  • Komuna e Zelenikovës – f. Gumalevë (bimësi e ulët dhe pyll);
  • Komuna e Butelit – f. Radishan drejt f. Lubanc (bimësi e ulët);
  • Komuna e Aerodromit – rr. “Todor Çangov” (bimësi e ulët);
  • Komuna e Haraçinës; te rruga e vjetër Haraçinë-Kumanovë (deponia);
  • Komuna e Petrovecit, 2 zjarre – f. Trubarevë dhe f. Konjare (bimësi e ulët dhe mbeturina);
  • Komuna e Gazi Babës – – Parku Pyjor (Gazi Babë) (bimësi e ulët dhe pyll);
  • Komuna e Ilindenit – rr “19” nr.2 (bimësi e ulët);
  • Komuna e Radovishit – përgjatë rrugës magjistrale Radovish – Strumicë (bari i thatë dhe pylli me kërcell të ulët);
  • Komuna e Shtipit, 2 zjarre – në f. Piperovë dhe në f. Radanje (bimësi e ulët dhe pyll);
  • Komuna e Ohrit – f. Pesoçan (bimësi e ulët dhe gjemba dhe bimësi e degraduar);
  • Komuna e Makedonski Brodit – f.Dragov Dol (gjemba dhe bimësi e degraduar);
  • Komuna e Stugës, 2 zjarre – në hyrje të Strugës dhe në lokalitetin “Zagraçanska krasta” (bar i thatë);
  • Komuna e Kërçovës – f. Zajaz (mbeturina)
  • Komuna e Manastirit – f. Bratindol (bimësi e ulët);
  • Komuna e Prilepit – f.Mazhuçishtje ( bimësi e ulët);
  • Komuna e Kumanovës, 3 zjarre – afër fshatit Pçinjë, përgjatë rrugës Kumanovë – Kriva Pallankë dhe afër fshatit Novo Sellë (bimësi e ulët kashtë);
  • Komuna e Rankovcës – f: Stançë (bimësi e ulët);
  • Komuna e Tetovës, 4 zjarre – afër fshatrave Trebosh, Përshovc, Zherovjane (bimësi e ulët) dhe afër fshatit Brodec (deponi dhe plehra);
  • Komuna e Gostivarit, 3 zjarre afër fshatrave Çegrane dhe Tumçevishtë dhe në lokalitetin “Varrezat e vjetra” (ku digjej bimësi e ulët) dhe në
  • Komunën e Shën Nikollës f. Milino (bimësi e ulët)

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles