8 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Qeveria vendosi t’u rekomandojë marketeve kufizimin e sasisë së vajit të gatimit

Marketet do të vendosin vetë për sasinë e vajit të gatimit që do t’ia shesin secilit qytetar. Qeveria iu rekomandoi tregtarëve që ta kufizojnë sasinë e blerjes së vajit, pasi disa qytetarë blejnë vaj gatimi në ambalazhe të tëra, shkruan Alsat.

Kjo situatë shkaktoi një rritje fiktive të kërkesës, në një kohë kur oferta është e kufizuar. Nëse tregtarët nuk i kufizojnë sasitë që mund të blejë çdo qytetar, në seancën e ardhshme këtë do ta bëjë Qeveria.

“Marketet nga dje, shpresoj që nga sot kanë filluar të realizojnë rekomandimin tonë në përputhje me politikat dhe stoqet e tyre për blerjen e vajit të gatimit, por sigurisht që do ta ndalojmë nëse ka abuzime. Jemi në komunikim me inspektoratin, tani edhe shitësit do të mund t’i informojnë në rast se ndonjë nga konsumatorët kërkon 40 litra vaj 50 ose 100 litra, kjo nuk do të lejohet dhe sigurisht që kontrollet do të dalin në terren”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Sipas analizës së ekonomisë, konsumi i vajit për gatim është rritur për tre herë në periudhën e kaluar. Përveç nga vendi, blerës nga jashtë ka pasur edhe në qytete të caktuara, sepse për këtë produkt me vendim të Qeverisë nuk paguhet TVSH, thotë Bekteshi. Me vendimin e fundit që të mos tatohet importi i vajit në vend, autoritetet presin që vaji i gatimit të importohet nga vende të tjera.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles