4.9 C
Struga
Tuesday, March 26, 2024
spot_img

Qeveria e re pritet të votohet nga mesi i janarit

Të mërkurën presidenti i shtetit Stevo Pendarovski kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Pas këtij veprimi fillon afati 20 ditor për përbërjen e kabinetit të ri. Brenda këtij afati, mandatari në Kuvend dorëzon emrat e Qeverisë së re dhe programin për punën e saj. Sapo Kuvendi të marrë propozimin, fillon afati 15 ditor për caktimin e seancës për zgjedhjen e Qeverisë. Parashikohet që deri më 8 janar në Kuvend të dorëzohet programi dhe Qeveria e re, ndërsa seanca për votimin e saj do të caktohet në gjysmën e dytë të janarit. Ndërkohë kryetari i Alternativës Afrim Gashi, në intervistë për KosovaPressin, deklaroi se partia e tij vendosi të bëhet pjesë e Qeverisë pasi nuk deshi të luajë kumar me integrimin evropian. Sipas Gashit partia e tij është parë si çelës për zgjidhjen e krizës politike. Ai tha se me BDI-në i bashkon interesi i shqiptarëve, shkruan Alsat.

 “Ne kryesisht negociatat i kemi zhvilluar me Partinë Socialdemokrate maqedonase, por kam pasur takime edhe me zotin Ahmeti që është parti tjetër shqiptare në qeveri me të cilin kam dashur që të mos shihet kjo kyçja jonë në qeveri si një betejë e brendshme brenda shqiptarëve. Ne jemi dy subjekte në oponencë me njëra-tjetrën, por ka shumë punë të shqiptarëve qe kanë interesa te përbashkëta. Andaj tentativa ime është që të mos kemi betejë te brendshme dhe të bllokojmë njëra-tjetrën sepse në fund të fundit do t’ia pamundësojmë funksionimin edhe njëra-tjetrës dhe kjo shkon në llogari të qytetarit. Ne duam t’i shërbejmë qytetarit, shqiptarëve, dhe duam të kemi raporte korrekte me të gjitha subjektet.”- deklaroi Afrim Gashi, kryetar i AAA-së.

Nga ana tjetër kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pritet të bëjë publike emrat e kandidatëve për nënkryetarë partie si dhe Këshillit Ekzekutiv. Për nënkryetarë lakohen emrat e deputetes Bisera Kostadinovska – Stojçevska, Nina Fiti si dhe kryetarit të Vallandovës Pero Kostadinov. Mes emrave përmendet edhe ai i nënkryetarit aktual Fatmir Bytyqi, ndërsa për sekretar i përgjithshëm Mile Zeçeviq. Tashmë përfliten edhe shumë emra të rinj në ekzekutiv. Nina Fiti si ministre e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa për të njëjtën pozitë në lojë është edhe Millan Zhivkoviq. Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq përflitet si zv/kryeministër për Çështje Euro-integruese në vend të Nikolla Dimitrovit. Në postin e tij si zv.kryeministër për luftë kundër korrupsionit përflitet Sanja Llukarevska, e cila aktualisht është drejtoreshë DAP-it.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles