11 C
Struga
Saturday, November 27, 2021
spot_img

Qeveria e re në Gjermani, në fokus antarësimi i Maqedonisë në BE, ja çfarë shkruhet

Ditën e sotme në Gjermani u arrit koalicioni për qeverinë e re mes partive SPD, të Gjelbrit dhe FDP. Përfaqësuesit e këtyre partive prezantuan marrëveshjen e tyre si dhe pikat ku do të mbështetet politika gjermane në vend, Europë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Sipas DW, në këtë marrëveshje theksohet integrimi europian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ku në marrëveshje thuhet se duhen hapur kapituj të rinj për këtë proces.

Fokus në këtë marrëveshje kishte dhe Kosova. Sipas saj, duhen liberalizuar vizat me Kosovën si dhe të vijohen bisedimet me Malin e Zi dhe Serbinë.

Ballkani në vëmendje

“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së ardhshme të Gjermanisë. “Në këtë kuadër, ne forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim fazat e tjera të paraanëtarësimit”. Qartë shprehen socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së në marrëveshjen e koalicionit se “si hap pasues duhet të hapen kapitujt e ardhshëm të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet vendosur liberalizimi i vizave me Kosovën dhe të vazhdohen negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë”.

“Ne mbështesim dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar në respektimin e integritetit territorial dhe kapërcimin e ndarjeve etnike. Paralelisht me negociatat e anëtarësimit, BE duhet të përmirësojë kapacitetin e tij pranues”, thuhet në marrëveshjen për qeverinë e ardhshme gjermane.

Pyetjes së DW, pse politika e jashtme është pas faqes 100 në marrëveshje, Scholz-i tha se është i ndërgjegjshëm për vendin e Gjermanisë në politikën botërore. Ai tha se Gjermania nuk do të jetë në pozicionin e atyre që vetëm japin komente.

Veçanërisht bashkëpunimit me SHBA i kushtojmë rëndësi të madhe, në botën që është bërë multipolare tha kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles