17 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Qeveria do t’i ndihmojë prodhuesit dhe shitësit e grurit, elbit, domateve dhe trangujve – ja kushtet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën qe mbajtur sot, ka miratuar program për plotësim të Programit për realizimin e fondit intervenues për bujqësi për vitin 2023, me qëllim mbështetjen financiare të prodhuesve të grurit, elbit, domateve dhe trangujve, transmeton TV21.

Nga Qeveria njoftojnë se në Program janë shtuar tre nënmasa me çka sigurohet mbështetje financiare
– prej 3 denarësh për kilogram për prodhimin e grurit, mbështetje financiare për prodhim të materiali bazë të certifikuar vendor nga gjenerata e parë dhe e dytë e grurit dhe elbit
– prej 3 denarësh në kilogram – për grurin e prodhuar dhe elbin nga gjenerata e parë dhe e dytë për korrjen 2023
– si dhe mbështetje financiare për sasinë e shitur të domateve dhe trangujve të prodhuar në kushte të kontrolluara – prej 35 denarë në kilogram të domateve që janë prodhuar dhe shitur në periudhën prej 5 prill deri në 31 maj 2023 dhe 30 denarë për kilogram të trangujve të cilët janë prodhuar dhe shitur gjatë periudhës 5 prill deri 15 maj 2023.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles