8 C
Struga
Tuesday, March 26, 2024
spot_img

Qeveria do të aplikojë për shfrytëzimin e Përkrahjes makro-financiare të BE-së, çfarë parasheh

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të 39-të, që u mbajt përmes lidhjes videokonferenciale, e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën për nevojën nga shfrytëzimi i Përkrahjes makro-financiare (PMF) nga Bashkimi Evropian për jo-BE shtete.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave që në afat prej 7 ditëve të dërgojë deri te Komisioni Evropian letër për kërkesë formale për shfrytëzimin Përkrahjes makro-financiare nga Bashkimi Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

PMF i dedikohet vendeve, të cilat gjeografikisht, ekonomikisht dhe politikisht janë afër BE-së, duke i përfshirë edhe vendet kandidate, kandidatët potencialë për anëtarësim në BE, si dhe vendet të cilat kufizohen me BE-në, respektivisht të gjitha vendet e përfshira me Politikën fqinjësore evropiane, ndërsa në disa rrethana edhe vendet e treta dhe ka për qëllim t’u ndihmojë vendeve aplikuese për këtë përkrahje financiare në kthimin e gjendjes së qëndrueshme të jashtme financiare, në të njëjtën kohë duke i nxitur adaptimet ekonomike dhe reformat strukturore dhe është dedikuar si plotësim të financimit, paraprakisht të miratuar nga FMN-ja, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles