3 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara dhe u dërgua në spital.

Sipas disa raporteve, sulmuesi i tij i dyshuar u arrestua.

Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se Abe, 67 vjeç, është në një gjendje të arrestit kardiopulmonar.
Termi në Japoni përdoret shpesh përpara se të konfirmohet zyrtarisht vdekja.

“Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno.

Abe po mbante një fjalim për një kandidat zgjedhor në Nara kur ndodhi sulmi, shkruan REL.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles