1 C
Struga
Saturday, February 4, 2023
spot_img

Putin: Rreziku për luftë bërthamore, në rritje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shprehur ditën e sotme se kërcënimi për një luftë të mundshme bërthamore është në rritje.

Deklaratat, lideri rus i bëri gjatë një video-konference në një takim të Këshillit të tij për të Drejtat e Njeriut këtë pasdite.

Putin pohoi gjithashtu se Rusia nuk ka armë bërthamore taktike në vende të tjera “ndryshe nga Shtetet e Bashkuara.” Ai shtoi se Kremlini i ka armët më të avancuara, por nuk do që t’i përdorë.

Po ashtu, Putin tha se nuk është ai që e nisi luftën në Ukrainë, por përkundrazi sipas tij, çdo gjë nisi me një grusht shteti në vitin 2014, kur Krimea u pushtua nga Moska.

Ai shtoi gjithashtu se Rusia nuk ka pasur asnjë shans për të zgjidhur situatën në Ukrainë”, ku forcat e Kremlinit kanë nisur luftën që nga fundi i shkurtit.

Putin më pas pretendoi se Polonia, e cila është fqinje me Ukrainën, shpreson të pushtojë territore në perëndim të vendit. Polonia ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas në muajt e fundit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles