20 C
Struga
Sunday, April 14, 2024
spot_img

Putin pranon ftesën e Erdoganit për çështjen e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin pranoi ftesën e homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan për të vizituar Turqinë dhe për të gjetur ndërmjetësim mbi çështjen e Ukrainës.

”Putin do të udhëtojë drejt Ankarasë kur angazhimet e tij dhe situata pandemike ta lejojnë këtë gjë”, njoftoi shtypi turk duke cituar Kremlinin.

Edhe Erdogan ka planifikuar një vizitë zyrtare në Ukrainë në fillim të muajit shkurt për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky.

Kreu i shtetit turk ka shprehur së fundmi synimin e tij për të ndërmjetësuar mes Moskës dhe Kievit dhe mbrëmë, gjatë një interviste në televizion, theksoi se ”Turqia dëshiron të ulë tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës para se ato të kthehen në një krizë”.

Presidenti Erdogan ka marrëdhënie të ngushta me presidentin Zelensky dhe Putin edhe pse Rusia kohët e fundit ka shprehur pakënaqësi për shitjen e dronëve të prodhimit turk në Ukrainë.

Ka edhe mosmarrëveshje të tjera mes Moskës dhe Ankarasë në lidhje me konfliktet në Siri dhe Libi, ku të dyja vendet janë të pranishme ushtarakisht, por në fronte kundërshtare.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles