17 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Putin kërkon bashkëpunim më të madh me Korenë e Veriut

Samiti trepalësh i kësaj të premteje mes SHBA, Japonisë dhe Koresë së jugut ka vënë sërish në lëvizje Phenianin, pasi lideri komunist Kim Jong Un i ofron mbështetje kreut të Kremlinit, Vladimir Putin.

Presidenti rus ka kërkuar thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve duke u shprehur se kjo është në interes të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në Gadishullin Korean dhe në rajonin e Azisë Verilindore në tërësi.

Deklarata e Putin pason vizitën e ministrit rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu në Phenian për të cilën Ëashingtoni shprehet se është shfrytëzuar për furnizim me armë.

Nga ana tjetër, liderët nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë deklaruar se do të forcojnë bashkëpunimin mes tyre dhe kanë ndërmarrë stërvitje të përbashkëta ushtarake, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut.

Sakaq, që nga përfundimi i marrëveshjes së grurit midis Rusisë dhe Ukrainës, sulmet kundër anijeve tregtare të të dyja palëve janë shtuar. Që nga mesi i korrikut, Rusia ka bllokuar marrëveshjen, duke bombarduar gjithnjë e më shumë portet e Ukrainës dhe duke kërcënuar se do të sulmojë anijet e mallrave.

Nga ana e saj, Ukraina ka shpallur gjashtë porte në bregun rus të Detit të Zi si zonë rreziku lufte dhe po kërcënon të nisë sulme hakmarrëse kundër anijeve ruse të mallrave, cisternave dhe objekteve portuale.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles