22 C
Struga
Friday, July 26, 2024
spot_img

Punimet në aksin Elbasan – Qafë Thanë, pritet nisja e asfaltimit në 5 km e para

Me ritme të shpejta po vazhdojnë punimet në rrugën Elbasan- Qafë Thanë, pjesë e Korridorit të 8.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektuan punimet në lotin e parë, i cili po bëhet gati për t’u asfaltuar në gjatësi prej 5 kilometra.  

“Fshati Labinot- Fushë dhe vazhdon për rreth 34 kilometra në një rrugë që shikoni ju me të gjitha
parametrat e autostardës dhe vazhdon deri në afërsi të Qafë Thanës.”

Ndërkohë ka përfunduar 95% e veprave të artit si ura, tombino dhe bokse si dhe mbrojtja lumore.

“Kemi bërë një hyrje të madhe me hyrje dhe dalje nga lartë poshtë, e mbjellur 11 metra mbi shtratin e lumit. Është një rrugë e cila në bazën e vetë fillon me 30 metra gjerësi dhe po ngrihet skarpata 11 metra e lartë.”

Gjithsej kjo rrugë ka 8 lote dhe është një investim i rëndësishëm infrastrukturor që i jep frymëmarrje turizmit në zonën juglindore të vendit.

Kjo rrugë do të lidhë vendin tonë më Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, ndërsa do të kthejë portin e ri tregtar të Durrësit në një pikë strategjike.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles