15.5 C
Struga
Tuesday, May 24, 2022
spot_img

Publikohet raporti javor: Vazhdon ulja e infektimeve me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e ka publikuar raportin javorë, për gjendjen me COVID-19 në vend.

Sipas raportit, në periudhën 7 mars deri 13 mars 2022, janë bërë gjithsej 15.264 testime, ndërsa raste pozitive kanë rezultuar 1.818, që paraqet ulje prej 27.4 përqind në krahasim me javën paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 983; 54,1%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 167,6. Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 505, 27.8%). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (n = 60; 3.3%)”.

“Sipas algoritmit të ri të shërimit, gjatë javës së fundit 2400 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në mjekim në shtëpi. Janë raportuar gjithsej 267 riinfeksione, që paraqet rënie prej 28,2% krahasuar me javën e kaluar”, thuhet në raport.

Më tej theksonet se janë regjistruar edhe 34 vdekje në 13 qytete të ndryshme, që gjithashtu paraqet ulje prej 33.3% në krahasim me javën e kaluar.

Ndryshe, në RMV gjithsej janë vaksinuar 871.669, prej të cilëve 851.655 me dy doza, ndërsa 147.223 kanë marrë tre doza.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles