9.7 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Publikohet posteri dhe videoklipi promovues për edicionin e sivjetëm të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë

Në prag të edicionit të këtij viti të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, që do të mbahet nga data 24 deri më 28 gusht 2023, u publikua posteri dhe videoklipi promovues.

Dizejnimi grafik i posterit është vepër e grafistit dhe dizejnuesit të njohur strugan, Enkel Dika, videoproduksioni i studios ZOOTROP, ndërsa autor i muzikës është Xhijan Emin.

Posteri dhe videoklipi promovues e ilustrojnë moton e edicionit të sivjetëm të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë: GJUHA EMOCIONALE. Në përshkrimin e videoklipit promovues thuhet:

GJUHA EMOCIONALE: Gjuha e krijuar nga ndjenjat. Gjuha që krijon ndjenja. Gjuhë e ndjeshme. Gjuha poetike ka fuqinë të rikrijojë ndjenjat me fjalë të reja që do të ndryshojnë idenë tonë për botën, kështu që ajo bëhet një gjuhë e mrekullueshme. Është një sfidë për poetin që përmes një kërkimi të frymëzuar të gjejë fjalët e duhura për të lidhur të bukurën dhe kuptimin në një poezi. Por sot, gjuha poetike bëhet një sfidë ndaj tendencave të fundit të algoritmeve të inteligjencës artificiale që gjenerojnë gjuhë të bazuar në parime të ndryshme, mbi parimet e korrelacioneve semantike dhe llogaritjeve matematikore. A mund të simulohet gjuha poetike? A po i arrijmë kufijtë e njerëzimit? Në kërkesën e vazhdueshme për të pushtuar botën, a do të jemi të bllokuar në matricën e rrjeteve nervore?

Në programin e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë këtë vit është paraparë Tryezë e rrumbullakët me temë: Gjuha poetike dhe inteligjenca artificiale.

Në vazhdim ju përcjellim linkun nga kanali zyrtar në YouTube i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë me videoklipin promovues:

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles