14 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Protesta masive në Rusi kundër Putinit, mijëra arrestime 

Kjo grua ruse në moshë bërtiste me zë të lartë “Ukraina”, por brohoritjen ia ndalën policët rusë, të cilët e arrestuan. Në fakt, pati qindra arrestime të protestuesve në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë, të cilët për disa ditë me radhë kërkojnë ndalimin e luftës në Ukrainë.

“Lufta duhet të ndalet. Patjetër ashtu të jetë. Është çmenduri ajo që po ndodh tani. Të gjithë duhet të bërtasim ‘Jo luftë!’ Ne duhet të dalim, sepse nuk mund të ndodhë ndryshe, përndryshe do të humbasim Rusinë. Jo vetëm që do të humbasim Ukrainën, por edhe Rusinë”, thotë Olga, protestuese ruse.

Protestat më masive u zhvilluan në Shën Petersburg dhe në kryeqytetin e Moskës. Më shumë arrestime pati të dielën, respektivisht mbi 6 mijë.

Udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalni, i burgosur në një burg në Moskë ka bërë thirrje për protesta ditore, duke thënë se Rusia nuk mund të bëhet “komb i njerëzve të frikësuar dhe të heshtur”. Kritiku i Kremlinit madje e ka quajtur presidentin rus, Vlladimir Putin “car të çmendur”.

“Nuk kam frikë nga vendimi i gjykatës, i kolonisë, i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, i prokurorisë dhe të gjithë të tjerëve. Nuk kam frikë, sepse e konsideroj poshtëruese të kesh frikë nga e gjithë kjo. Në vend që të pranoni të gjitha këto ngrihuni në mënyrë sa më masive në protestë kundër tij”, ka thënë Aleksei Navalni, lideri i opozitës në Rusi.

Protestë paqësore gjatë javës kishte në shumë kryeqytete të botës kundër pushtimit rus të Ukrainës. Përveç Shkupit, Tiranës e Prishtinës u protestua edhe në disa metropole të Evropës dhe të SHBA-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles