6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Pritet të rritet paga minimale gjatë tre muajve të ardhshëm në Maqedoni

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u shpre se në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet rritja e pagës minimale.

“Kemi element të rritjes së produktivitetit të punës dhe mendoj se ekonomia mund t’i përgjigjet në mënyrë adekuate kësaj rritje të pagës minimale”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarit nëse ekonomia vendase në kushtet aktuale mund të mbështesë një “pagë minimale” të re prej 20.000 denarë.

Rritjen e pagës minimale e paralajmëroi javën e kaluar edhe zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi i cili tha se paga minimale do të arrijë vlerën prej 19.600 denarë.

”Do synojmë që të rritet paga minimale për shkak se paga duhet të jetë e dinjitetshme. Në mars paga minimale do të jetë 19500 denarë pagë e cila kur dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve dhe plus tu ngelet diçka”, tha Fatmir Bytyqi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles