9.7 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Prezantohet panairi i punësimit nga Bechtel dhe Enka/ Kërkohen mbi 2.000 punëtorë, preferohen të jenë nga Maqedonia

Panair për punësim është organizuar nga konzorciumi “Bechtel dhe Enka”, e cila po i ndërton korridoret 8 dhe 10D. Panairi i parë u mbajt në Agjencinë për punësim në qytetin e Gostivarit ndërsa do të vazhdojë ditëve tjera edhe në qytetet tjera të Maqedonisë. Në konferencën e mbajtur në Gostivar u njoftua se kjo kompani po kërkon rreth 2000 punëtorë të cilët do të nevojiten për punë gjatë pesë viteve të ardhshme, aq sa janë paraparë për përfundimin e punimeve për dy korridoret. Qëllimi është që punëtorët të gjenden në Maqedoninë e Veriut dhe të mos importohen nga jashtë.

“Ne jemi duke punuar nga afër me Qeverinë dhe komunat për shpronësimin. Jemi afër me projektimin, kontratat e punës, kështu që javët e ardhshme do të fillojmë me punë. Nuk ka një numër fiks. Çfarë resurse mund të sjellë zinxhiri lokal, ne do të punojmë me aq resurse sa kemi mundësi. Sa i përket të punësuarve siç thamë, na duhen më tepër se dy mijë persona në pjesën e pare të vitit të ardhshëm. Pjesa dërmuese mirë është të jenë punëtorë lokal, më mire do të ishte.”- deklaroi Xhorxh – Drejtor i projektit për korridoret 8 dhe 10D.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles