26 C
Struga
Monday, May 20, 2024
spot_img

Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit, Hoxha: Debati i hapur për Ukrainën drejtohet nga Rama

Shtatori pritet të jetë një muaj plot me ngjarje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria mban presidencën e radhës. Në një konferencë për shtyp, ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji në Këshill do të mbahet një debat i hapur për Ukrainën që do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Në 20 shtator do të mbajmë një takim me fokus të veçantë tek paqja dhe siguria në Ukrainë. Të gjithë e dimë se që na shkurti i 2022-it, lufta që po vijon në Ukrainë, jo vetëm ka tronditur jetët e qytetarëve të atij vendi, por ka patur pasoja jo vetëm në atë vend,  Rusi dhe  vendet e rajonit, por edhe për sigurinë ushqimore, tregtinë dhe qëndrueshmërinë në botë. Në takim do të analizohet situata në Ukrainë dhe perspektivat se çfarë mund të bëhet në të ardhmen. Ky takim do të drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama”, tha Hoxha.

Hoxha gjithashtu u shpreh se “pothuajse mund të konfirmonte” që presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski të marrë pjesë në debat, dhe kjo do të jetë hera e parë që ai do të jetë i pranishëm në Këshillin e Sigurimit.

Një debat tjetër i rëndësishëm sipas Hoxhës do të jetë edhe ai i 14 shtatorit.

Në debatin e 14 shtatorit për avancimin e partneritetit publik-privat, që do të drejtohet nga ministrja e punëve të jashtme të Shqipërisë do të njoftohet edhe krijimi i një aleance humanitare të sektorit privat që do të shërbejë si platformë për bashkëpunime madhore”, tha Hoxha.

Takime të tjera që do të mbahen në Këshill gjatë këtij muaji do të kenë lidhje me Lindjen e Mesme, Sirinë, Jemenin, Afganistanin, Republikën Demokratike të Kongos, operacionet paqeruajtëse të OKB-së si dhe misionet në vende si Sudani. 

Në Këshill do të miratohen edhe rezoluta që kanë lidhje me hetimin e krimeve të kryera nga ISIS në Irak, apo edhe operacioni mesdhetar i forcë detare të BE-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles