3 C
Struga
Tuesday, March 5, 2024
spot_img

Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi katër persona për falsifikim të dokumenteve

Në kalimin kufitar në orët e mesnatës janë arrestuar katër persona që kanë tentuar të kalojnë pikën kufitare me dokumente të falsifikuara.

“Në pikën kufitare Bogorodisë janë arrestuar katër persona, njëri prej Turqisë, dy nga Shqipëria dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ata dyshohen për falsifikim të dokumenteve, vepër penale e dënueshme në bazë të nenit 378, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Dy shtetasit e Shqipërisë janë 45 vjeçari G.K. dhe 49 vjeçari E.D., ndërsa 52 vjeçari A.A. nga Turqia, kurse nga Maqedonia e Veriut është 29 vjeçari F.I.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles