9.4 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Policia e liqenit me aktivitete parandaluese për turistët në lidhje me pasojat e temperaturave të larta

Policia e liqenit me aktivitete parandaluese për turistët në lidhje me pasojat e temperaturave të larta

Në kuadër të zbatimit të planit operacional “Verë e sigurt 2023”, u kyqën edhe oficerë Policor të stacionit policor për mbikqyrjen e Kufirit “Liqeni i Ohrit” (Policia e Liqenit), pjesë e Policisë Kufitare të Qendrës Rajonale “Perëndim ”.
Ata, duke zhvilluar aktivitete me mjete lundruese në liqenin e Ohrit, realizuan projektin “Parandalimi i goditjes nga dielli dhe goditjes nga të nxehtit”, gjatë të cilit kanë kontaktuar me qytetarët që lundrojnë në liqen dhe përmes komunikimit të drejtpërdrejtë u kanë kujtuar se moti i nxehtë dhe temperaturat e larta mund të shkaktojnë probleme serioze pasoja në shëndet dhe çojnë në kushte të tilla si goditja e diellit dhe goditja nga nxehtësia, të cilat ndonjëherë mund të jenë një kërcënim për jetën e tyre.
Në të njëjtën kohë, qytetarëve iu dhanë materiale edukative me këshilla praktike për shmangien e pasojave të padëshiruara. Aktivitete të tilla parandaluese do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. Zyra për marëdhënie me publikun!

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles