9.7 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Policia e gjeti dhe e ktheu varkën me dy të mitur të cilët në mënyrë të pakotrolluar janë larguar nga bregu i Liqenit të Ohrit

Sot (08.08.2023) në ora 09:35 në Stacionin Policor për Mbikqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, nga Klubi i Panotazhit “Drini i Zi” nga Struga është denoncuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit, në dy kilometra nga bregu, përballë “Plazhit të Femrave”, në mënyrë të pakontrolluar është larguar varka me dy të mitur në drejtim të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë.
Sipas denoncimit, anëtarë të klubit të kanotazhit janë ofruar deri te bregu, por për shkak të erërave të mëdha nuk kanë mundur ti nxjerrin në breg. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nëpunës policor të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, të Stacionit Policor për Mikqyrje Kufitare “Frangovë” dhe anëtarë të klubit e kanë gjetur varkën në një kilometër përballë hotelit “Izgrev” në Strugë, pas së cilës objekti lundrues me të miturit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, në mënyrë të sigurt janë transferuar në bregun e Liqenit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles