18.9 C
Struga
Wednesday, June 26, 2024
spot_img

Plenkoviq: Atë që po i bëjmë Maqedonisë nuk është e drejtë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë u shpreh se e vetmja rrugë përpara kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së është eliminimi çështjeve bilaterale.

Si model më të mirë për këtë çështje, ai e theksoi Maqedoninë e Veriut, e cila fillimisht ishte e bllokuar nga Greqia, ndërsa tani nga Bullgaria.

“Të gjitha çështjet bilaterale që nuk janë formalisht dhe juridikisht të lidhura me legjislacionin e BE-së duhet të eliminohen nga procesi i anëtarësimit. Është e vetmja rrugë përpara dhe flas nga përvoja. Shembulli me Maqedoninë e Veriut është simbolik. Pritën 15 vite të zgjidhin kontestin me Greqinë dhe pasi e zgjodhën, tani kemi kontest tjetër. Kjo nuk është fer dhe kjo dëmton imazhin e BE-së kurse unë këtë e them publikisht me vite dhe do të vazhdoj ta them”, u shpreh kryeministri kroat Plenkoviq.

Në po të njëjtin forum, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se vendi i tij ka dëshmuar se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme.

“Jam i bindur se Maqedonia e Veriut tregoi se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme dhe nga secili prej tyre dolëm si vend më i fuqishëm. Nga vendet e vjetra kandidate, jemi më të mirët në shumë aspekte në kuptim të implementimit të legjislaturës evropiane, stabilitetit mikro financiar, që u dëshmua ga BE-ja dhe instrumentet e BE-së. Për këtë shkak them se viti 2030 është i realizueshëm si qëllim”, tha mes tjrash Kovaçevski./Telegrafi/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles