12 C
Struga
Sunday, May 12, 2024
spot_img

Pjesëmarrja e Osmanit në vazhdimin e Sesionit të 11-të Special Emergjent të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork

Më 23 shkurt 2023, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Sesionin e 11-të Special Emergjent të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ai do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme të: Estonisë, Hungarisë, Holandës, si dhe me Rozmari Di Karlo – Nënsekretare e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Socio-Politike.

Në fjalimin e tij në Kuvendin e Përgjithshëm të OKB-së, Ministri Osmani do të theksojë agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, me kërkesë për ndalimin e luftës dhe vuajtjeve të popullit, si dhe do t’i referohet prioriteteve dhe aktiviteteve kryesore të deritanishme në zbatimin e Programit të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, veçanërisht për të rritur sigurinë e qytetarëve, në kuadër të motos tonë “fjala është për njerëzit”, duke marrë parasysh situatat në vendet e tjera të rajonit të OSBE-së.

Janë planifikuar edhe takime me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë së Veriut në ShBA.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles