6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Pesë vjet nga vdekja e Jonuz Musliut, Ahmeti: Janari ruan të freskëta kujtimet e bashkëveprimit për kauzën mbarëshqiptare

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në pesë-vjetorin e vdekjes ka kujtuar bashkëveprimtarin e tij të UÇK-së dhe UÇPMB-së, Jonuz Musliu.

“Janari ruan të freskëta në kujtimet e mia ato vite të bashkëveprimit për kauzën mbarëshqiptare me Jonuz Musliun, me të cilin rrugët e jetës na bashkuan që në vitet e hershme të organizimit kombëtar në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Janë kujtime të një atdhedashurie të sinqertë që Jonuzi e reflektonte në çdo iniciativë të veprimit kombëtar në UÇK, UÇPMB, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik, të një guximi sypatrembur që nuk u shua deri në çastet e fundit të jetës. U bënë pesë vite që kur nuk është më në mesin tonë, por fryma e tij atdhetare jeton mes nesh si frymëzim veprimi në misionet e përparimit kombëtar. I përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarinë e tij kombëtare! Lavdi!”, ka shkruar Ahmeti në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles