6.3 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Përse Komuna e Strugës ka qënë ferrë në sy për mediumet lokale dhe qëndrore? -Për të mbrojtur Ohrin

Përse Komuna e Strugës ka qënë ferrë në sy për mediumet lokale dhe qëndrore?

Ja pra të dashur qytetarë, në vijim do të shihni qartazi se çfarë manipulimesh bëhen për të njollosur komunën tonë dhe kryetarin njëkohësisht.

Nuk thonë kot “e vërteta vonon por nuk harron”.

Komuna e Ohrit, vitiet e fundit, ka harxhuar 18 milionë denarë (299.000 euro) për mediume!

Kjo ka qënë arsyeja pse komuna e Strugës ka qënë gjithmonë e sulmuar. E para sepse Komuna e Strugës nuk ka shpenzuar asnjë denar për promovim në mediume dhe nuk ka paguar Shoqata dhe Organizata për këtë qëllim dhe e dyta sepse kemi funksionuar dhe punuar në mënyrë korrekte, sepse kemi lënë të gjitha komunat e tjera nën hije me investimet kapitale në qytet.

Që të mbulojnë dështimet e veta, natyrisht që do të sulmojnë… dhe atë si? Përmes mediumeve… të cilat duhet të jenë të lira dhe jo të paguara si në këtë rast, gjithashtu përmes Shoqatave joqeveritare, të cilat duhet të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe jo për interesin e tyre personal.

Mos të harrojmë që qyteti i Ohrit është i mbrojtur nga UNESKO dhe të gjitha presionet që vinin nga UNESKO, fshiheshin nga mediumet sepse ato ishin të paguara ta mbrojnë Ohrin dhe natyrisht sulmet adresohesh në drejtim të Komunës së Strugës pa kurrëfarë të drejte.

Në vijim, me detalisht mund të vërtetoheni në këtë që sapo lexuat:

• Ohridsky.com ( SOS Balkanmedia, SOS Balkanika, Balkan Media SKY DOOEL) me 4.244.406 denarë
ohrid1.com (Megastar production DOOEL, LT Тrejd DOO) – 3.104.606,00 denarë
tvm.mk dhe Теlevizioni TVM (Portali TVM DOOEL, TRD TVM) – 3.103.400,00 denarë
ohridvest.com (Foto dhe video produksion B7) – 1.718.765,00 denarë
ohridnews.com (NIMO DOO) – 1.325.000,00 denarë

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles